Shuma e majme që do të përfitojë Antonio Conte nga kontrata me Tottenhamin

Prej ditës së djeshme, ishte kthyer në çështje orësh zyrtarizimi i Antonio Contes si trajner i ri i Tottenhamit dhe më në fund konfirmimi zyrtar nga klubi londinez ka ardhur.

Spurs ka lidhur një kontratë dyvjeçare me italianin, ndërsa ka opsionin edhe për një tjetër vit ekstra në rast se gjithçka shkon sipas planit.

Ndërkohë, Conte do të përfitojë nga kontrata e re shumën e majme prej 13 milionë paundë, teksa do të “përveshë menjëherë mëngët” për të nisur nga puna duke qenë se ecuria e Tottenhamit në këtë sezon është tejet negative.

Mediat britanike bëjnë të ditur se ish-trajneri i Interit është takuar me lojtarët dhe ka tashmë vëmendjen për ndeshjen debutuese, e cila do të jetë të enjten në Europa Conference League përballë holandezëve të Vitesse.