EMRAT/ Emërohen shefat e rinj të policisë në Korçë dhe Pogradec
Emërohen shefat e rinj të Komisariateve në Drejtorinë e Policisë së Korçës.
Mësohet se Bujar Laze është emëruar shefi i ri i Komisariatit të Korçës duke zëvendësuar Krenar Gjokutaj.
Oltion Agolli është emëruar shef i ri i Komisariatit të Pogradecit në vend të Artur Hebajt.
Për shefin e komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefin e qarkullimit Kelmend Pikuli, Prokuroria e Tiranës ka hetuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm’.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra.