Ky është rasti më i rëndë i dëmtimit të procesit zgjedhor në Kosovë

Bekim Salihu ka denoncuar një rast të rëndë që prek procesin zgjedhor në Kosovë, transmeton Syri.net Kosova.

Salihu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se një zyrtare nga komuna  e Junikut është arrestuar gjatë ditës së shtunë në aeroport, pasi sipas tij, mbante në duar një çantë të mbushur me fletëvotime të falsifikuara.

Ai tha se dy ditë më vonë për të njejtin rast u arrestua në Junik edhe djali i kryetarit të komunës dhe sipas tij 90% e mediave në Kosovë nuk kanë raportuar për këtë rast. 

Megjithatë, Syri.net Kosova në vazhdimësi ka raportuar në lidhje me këtë rast.

LEXO EDHE: Prokurori e konfirmon: Bashkëpunëtorja e kandidatit të AAK-së po intervistohet në Krimet e Rënda

Kush janë dy personat e arrestuar në Junik për dallavere me votat e diasporës?

Arrestohet djali i kryetarit të Junikut, dyshohet për dallavere me vota

Dyshimet për falsifikim të materialit zgjedhor në Junik nga bashkëpunëtorja e Agron Kuçit, reagon kandidati i LDK-së

“Kjo paraqet rastin me të rëndë, në dhjetë vitet e fundit, të dëmtimit (tentimit) të procesit zgjedhor, nga zyrtarë publikë të një komune (të AAK-së)”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

A e dini se?

Një zyrtare e Komunës së Junikut, është arrestuar të shtunen, në aeroport, me një qantë të mbushur me fletevotime, të falsifikuara.

A e dini se?

Dy ditë me vonë, për të njejtin rast, arrestohet në Junik, djali i Kryetarit të Komunës.

A e dini se?

Kjo paraqet rastin me të rëndë, në dhjetë vitet e fundit, të demtimit (tentimit) të procesit zgjedhor, nga zyrtar publik të një komune (të AAK-së)

A e dini se? dhe këtë mos e harroni. 

90% e mediave në Kosovë nuk kanë raportuar për këtë rast.