Kur do të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak në Kosovë?

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Në këtë Komison, ministri Mehaj ka bërë të ditur se kur mund të bëhet detyrim, kryerja e shërbimit ushtarak në Kosovë.

Mehaj ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim dhe se janë duke parë mundësitë se si mund të bëhet.

“Unë besoj që kjo është ëndërr e çdo qytetari që të jetë edhe mundësia që të shërbejë në Ushtrinë e Kosovës, jemi tu e këqyr se në çfarë fazë duhet me e bë detyrim, shërbimin ushtarak. Duhet me i këqyr shtetet baltike qysh e kanë bë. Çdo veprim që e marr unë e bëj në koordinim me Amerikën. Kërkesa është e lartë." 

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm ishte premtim nga Qeveria Kurti 1