PSG-ja publikon listën, Messi mungon në Champions

PSG-ja ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj RB Leipizgut në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti francez kërkon vetëm fitore në mënyrë që të vazhdojë hapat pozitiv për kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Por, në listën e PSG-së, nuk është ylli Lionel Messi, që mungon shkaku i lëndimit muskulor që pranoi në ndeshjen ndaj Lille, derisa raportohet se ka dhimbje edhe në gju.