Tiranë, akuzohet për dhunimin e vajzës 6-vjeçare, lihet në burg babai i të miturës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 27-vjeçarin R.K, i cili akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur. Ndaj 27-vjeçarit rëndon edhe akuza e abuzimit seksual me të mitur.

Mësohet se vajza është paraqitur në spitali në gjendje të rëndë. Kryesisht dëmtimet i ka në organet e brendshme të trupit. Ndërkohë kanë qenë mjeket që e kanë vizituar të cilët kanë dyshuar edhe për abuzim seksual. Orët e fundit raportohet se ka pasur një përmirësim të lehtë, por mjekët vijojnë ta mbajnë nën kujdes intensiv të miturën. Ndërkohë pritet të dal edhe ekspertiza mjeko ligjore për vajzën e mitur.

6-vjeçarja që dyshohet të jetë dhunuar nga i ati, është dërguar fillimisht tek urgjenca e pediatrisë në QSUT. Aty fillimisht vogëlushja është kontrolluar nga një mjeke dhe një specializante të cilat kanë konstatuar shenja të lëna nga kafshime apo gërvishtje në trupin e vajzës.

Me dyshimin që e mitura veç dhunës mund edhe të jetë abuzuar, një nga mjeket ka telefonuar policinë.
Babai i vajzës, kafshimet në trupin e saj i ka justifikuar me faktin që ai ka qenë në burg dhe se e “e kishte marrë malli”