Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës

Është ndarë nga jeta babai i kryetarit të Partisë Demokratike.

Mësohet se Xhelal Basha vuante nga një sëmundje e rëndë.

Babai i kreut demokrat ishte i shtruar në spital prej disa kohësh.

Ditët e fundit gjendja shëndetësore e Xhelal Bashës është rënduar në ambientet e spitalit ku po kurohej nga sëmundja që i mori jetën.

Lulzim Basha është treguar i rezervuar për prindërit e tij, ndërsa për herë të fundit ai ka publikuar një foto familjare në qershor të vitit 2020, kur nëna e tij kishte ditëlindjen.

Ne i shprehim ngushëllimet zotit Basha për humbjen e babait.