Vinicius vlerëson yllin e PSG-së: Çdo lojtar në botë dëshiron të luajë me...

Në një intervistë për televizionin brazilian, “Esporte Interativo”, Vinicius dha mendimin personal për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, që ishte pranë kalimit te Real Madrid verën e kaluar, ku edhe foli për presionin e madh që kishte kur kaloi te klubi spanjoll.

“Presioni ishte shumë i madh. Kurrë nuk e kisha menduar këtë presion në një lojtar të ri. Nuk e di pse ndodhi, ndoshta shkaku që kushtova shumë para.

Klubi dhe trajnerët e dinin për kualitetin tim. Gjithmonë jam i qetë dhe asnjëherë nuk më interesoi çfarë thoshin për mua. Është e njëjta tani, nuk besoj që jam lojtari më i mirë në botë. Dëgjojë vetëm njerëzit e klubit dhe ata rreth meje”, u shpreh futbollisti.

“Çdo lojtar në botë dëshiron të luajë me Mbappe. Është lojtar i mirë, si Cristiano dhe Messi. E përfaqëson gjeneratën e re dhe është duke qëndruar në top për shumë vite”, përfundoi Vinicius.

Vinicius këtë edicion ka regjistruar shtatë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje në La Liga, derisa edhe në Ligën e Kampionëve kontribuoi me dy gola dhe dy asistime.