Procedohen shefi i komisariatit dhe i krimeve në Përmet, akuzohen për ...

Procedohen penalisht disa zyrtarë të policisë në Përmet.

Burime për SYRI.net dhe SYRI TV kane bërë me dije se janë proceduar penalisht nga ana e SHÇBA-s, shefi i komisariatit, shefi i krimeve dhe specialistë policie të zonës.

Dyshohet që ata të jenë të përfshirë në evidentimin e një parcele me kanabis sativa.

Gjate muajit shtator policia ka zhvilluar disa aksione për të asgjësuar disa parcela me kanabis në Përmet.