FOTO/ Fluks i rënduar në Tiranë, trafik në Unazën e Madhe dhe në drejtim të Rinasit

Radhë kilometrike automjetesh në dy akset kryesore që lidhin Tiranën me Durrësin dhe me Elbasanin. 

Për minuta të tëra automjetet dhe qytetarët kanë pritur në trafik në hyrje të Tiranës, për shkak të trafikut të krijuar në disa zona si për shembull nga Kthesa e Rinasit në kryeqytet.

Trafik i rënduar është krijuar dhe në Unazën e Madhe të Tiranës, deri në hyrje të autostradës së Elbasanit.