EMRI/ Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Tapizë.

Sipas policisë një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje një këmbësor me inicialet Isuf Mjekrra.

Policia e Krujës/ Informacion paraprak

Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili  ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.