Përplasi për vdekje picierin, shqiptari tenton të ikë nga vendngjarja…

Një shpërndarës picash në Selanik të Greqisë, që ecte me motor është përplasur nga një makinë, që kishte drejtues një 21-vjeçar shqiptar.

I riu nga Shqipëria është ndaluar, kur po tentonte që të ikë nga vendngjarja.

Burri që shpërndante ushqimin e shpejtë, 47 vjeç, ndërroi jetë në vend. Ky aksident ka ndodhur në rrugën e quajtur “25 marsi”.

Fatkeqësisht, i plagosuri ka ndërruar jetë, në kohën që ishte duke u transportuar me ambulancë.