", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/31/auto_Sachi-11635693289.jpg", "width": 900, "height": 636 } }

‘Qetësohu’ arbitri italian konfrontohet verbalisht me lojtarin e Udinezes

Gjyqtari Juan Luca Sacchi ka dhënë disa fjalë këshilluese me ton të lartë për sulmuesin e Udineses, Gerard Deulofeu, gjatë ndeshjes me Interin, duke i bërtitur ‘qetësohu’ në fytyrë.

Udinese u mposht 2-0 në Giuseppe Meazza nga Interi në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Dy golat e Interit u shënuan nga Joaquin Correa, por edhe Udinese gjeti një gol të vonshëm me anë të Deulofeu, por që nuk u pranua si i rregullt.

Sulmuesi spanjoll u zemërua me vendimin dhe u zemërua edhe me gjyqtarin duke pasur një ballafaqim verbal.

Sacchi ishte i vendosur të mbulonte situatën dhe i tha Deulofeut të qetësohej.

Mund të jetë e vështirë të besohet, por kjo është ajo që gjyqtari tha tre herë: ‘Stai Calmo’ në italisht apo në shqip “Qetësohu”.

Padyshim, mënyra se si tha ai jepte një ndjenjë tjetër veç qetësisë, por u tregua efektive pasi gjithçka përfundoi aty.