EMRI/ Shef kuzhine që merrej me tregti kokaine, prangoset shqiptari në Angli
Policia në Londër, në një aksion antidrogë ka arrestuar 8 persona, mes tyre edhe një shef të kuzhinës, që merrej me trafik të sasive të mëdha të kokainës.
Detektivët e policisë britanike kanë prangosur shtetasin shqiptar Ermal Shtrezi, 39 vjeç.
Ndaj Shtrezit, me origjinë nga Dibra me profesion shef kuzhine janë ngritur akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.
Pjesa tjetër e të arrestuarve Daniel Oliver, Alexis Miranda, Terry Allen, Nigel Rodgers, Uilliam Adams, Frank Asante dhe Gary Hunt janë shtetas britanik.
Operacioni u ndërmor pas marrjes të një informacioni me qëllim shkatërrimin e këtij grupi kriminal në importin dhe shpërndarjen e kokainës.