Asgjë serioze për Osimhen, por futbollisti i Napolit mungon ndaj Legias së shqiptarëve

Dhimbjen e kishte ndjerë shtatë ditë më parë, në Romë, por e kishte përballuar mirë dhe në fitoren ndaj Bolonjës, Victor Osimhen ishte në fushë. Por më pas ish-futbollisti i Lille ndjeu sërish dhimbje në pulpë që e detyroi të largohej para kohe nga stërvitjet dhe të humbiste derbin me Salernitanën. Nuk është një dëmtim serioz, kështu që maksimumi duhet të humbasë  takimin ndaj Legias së Varshavës në Poloni në Europa League të enjten e ardhshme për të qenë sërish i gatshëm për trajnerin Luciano Spalletit në fundjavë.

Mungesa e Osimhen ndaj Legias së shqiptarëve Muçi, Çelhaka e Kastrati është një bonus i madh për skuadrën polake pasi në sfidën ndaj e të kaltërve e 4-ta mund të përcaktohen shumë përsa i përket fateve të skuadrave që mund të avancojnë më tej. 22-vjeçari afrikan ka shënuar 9 gola me Napolin në këtë sezon mes kampionatit dhe Europa League.