EMRI+FOTO/ Aksident i rëndë, vdes shoferi i furgonit, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Qafë Thanë-Librazhd.

Në vendin e quajtur ‘Gurorja’ janë përplasur dy furgonë dhe fatkeqësisht njëri prej shoferëve ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin me inicialet Qani Beqo, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu janë plagosur edhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e tyre është e stabilizuar. Policia po heton shkaqet e përplasjes fatale.

Policia e Përrenjasit/ Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur ‘Guroja’, mjeti autobus me drejtues shtetasin P. C., 55 vjeç,  banues në Përrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q. B., rreth 60 vjeç, banues në Përrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q. B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.