FOTO/ Aksident i rëndë në Qafë Thanë, përplasen dy furgonë pasagjerësh

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Qafë Thanë.

Nga të dhënat e para dyshohet për persona të plagosur, ndërsa nuk ka ende informacione zyrtare.

Fotot e mëposhtme tregojnë momentin e përplasjesh të dy automjeteve tip furgon, që përdoren për transportin e udhëtarëve.

Përplasja ka qenë e fortë dhe të dy automjetet janë përplasur më pas me barrierat anësore të rrugës.