Giuseppe Rossi s'ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, sulmuesi pranë nënshkrimit me klubin italian

Giuseppe Rossi nuk e ka mbyllur ende rrugëtimin e tij në futboll. Pavarsisht dëmtimeve të shumta që i kanë kushtëzuar karrierën sidomos kur ishte luante në nivelet më të larta, sulmuesi nuk mendon të varë këpucët në gozhdë edhe pse tashmë është 34-vjeç dhe që prej 1 janarit të këtij viti është pa kontratë që kur mbylli aventurën me amerikanët e Salt Lake.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat italiane pas 10 muajsh pushim Rossi është gati të nisë një eksperiencë të re në Serie B teksa ka arritur akordin për një kontratë me skuadrën e Spal dhe në orët e ardhshme do të kryejë edhe vizitat mjekësore.