Motra apo kushërira? Kopja e Bora Zemanit hyn në ‘Përputhen’

Dy vajza të reja u bënë pjesë e “Përputhen” mbrëmjen e djeshme, Xhevana, 20 vjeç dhe Efi, 25 vjeç.

Efi: Unë jam Efi, jam 25-vjeç. Profesioni im është tatuatore dhe make up artiste.

 

Efi tërhoqi vëmendje me profesionin e saj si tatuatore dhe djemtë shfaqën menjëherë interes.

Por më tepër vëmendje tërhoqi ngjashmëria e saj me moderatoren e emisionit, Bora Zemanin.

 

Në rrjet nisën menjëherë komentet se ajo mund të jetë e motra ose e afërmja e Borës nisur nga ngjashmëria siç e shihni edhe në foto.