EMRI/ I kërkuar për vrasje në tentativë, kapet 36-vjeçari në Tiranë

Eshte arstura nga policia e kryeqyteteit nje 36-vjeçar.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Tirana me inicialet Mario (Arsen) Ndreu, 36 vjeç., i cili në vitin 2015 ka plagosur me armë zjarri shtetasin G.I., në Përmet.

a njoftimi:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar në fushën e krimeve kundër jetës.

Vihet në pranga nga Forcat “Shqiponja” 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore.

36-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

Ngjarja:

Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.

36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.