Dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë në Superiore, ja ekipet që zbresin në fushë

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar mbyllë sot javën e shtatë me dy ndeshje interesante, Partizani – Egnatia dhe Teuta - Kastrioti, sfida këto që do të luhen që të dyja në orën 16:45.

Pas humbjes në derbi ndaj Tiranës, “demave të kuq” nuk u lejohen gabimet dhe në ndeshjen ndaj rrogozhinasve do të kërkohet me çdo kusht fitorja.

Megjithatë, kryeqytetasit nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi Egnatia ka ditur të na surprizojë, duke u marrë rezultate pozitive ekipeve pretendente.

E dyluftuar pritet të jetë edhe sfida që do të luhet në “Loro Boriçi” (fushë neutrale) , ku bregdetarët vijnë në këtë ndeshje me entuziazmin e fitores në sfidën e kaluar ndaj Egnatias, ndërsa krutanët pas humbjes zhgënjyese kundër Laçit.  Megjithatë ky është një kampionat surprizash, me shumë pak diferenca dhe historinë e sfidës do ta bëjnë dy skuadrat në fushë, jo emrat apo objektivat.