Luajti në pozicionin e tij natyral, Sarri shpjegon zgjedhjen: Hysajn e kam parë në vështirësi dhe...

Ndeshja ndaj Atalantës ka parë Elseid Hysajn që të rreshtohej përsëri në prapavijën e skuadrës bardhekaltër në krahun e djathtë. Mbrojtësi ka luajtur vazhdimisht në krahun e majtë te ky ekip dhe mendohej se do të vazhdonte të pozicionohej aty deri në fundin e sezonit. Por trajneri Mauricio Sarri ka shpjeguar se vështirësitë që ka shfaqur në ndeshjet e kaluara, si dhe një situatë e veçantë, kanë bërë që ai të vendoste për këtë lëvizje në ndeshjen kundër Atalantës.

“Lazari sot kishte një situatë të veçantë, se kishte luajtur gjithë ndeshjen të mërkurën dhe kishte kaluar dy net pa gjumë për shkak të lindjes së vajzës së tij. Elseidin në ndeshjet e fundit e kam parë në vështirësi dhe u mundova ta ndihmoja duke e vendosur të luante me këmbën e tij natyrale”, shpjegoi Sarri.

Për fatinë e keq të Hysajt, qëlloi në vendin e gabuar pikërisht në fundin e sfidës që e kishte zhvilluar në mënyrë thuajse përfekte, duke i lënë më shumë hapësirë se sa duhej De Run i cili shënoi giolin e barazimit përfundimtar 2-2.