Dominimi i Barcelonës në pjesën e parë kundër Alaves dukej pothuajse joreal. Ata kishin pothuajse 80 për qind posedim të topit, pesë goditje dhe disa dhjetëra sulme të rrezikshme, por nuk arritën dot te goli. Nga ana tjetër, sulmet e Alaves ndaj vendasve mund të numërohen thuajse në gishtat e njërës dorë.

Shumë shpejt pas nisjes nga qendra në pjesën e dytë, Depay dërgoi Barcelonën në epërsi. Megjithatë, festimi zgjati vetëm tre minuta pasi Rioja tundi rrjetën e vendasve për 1:1 në një nga sulmet e para të ekipit mik.

Deri në fund loja u zhvillua në të njëjtin ritëm. Barça sulmonte vazhdimisht, por më kot, ndërsa Alaves u përqendrua në mbrojtje dhe më në fund fitoi një pikë.

Kujtojmë, Barcelona e shkarkoi Ronald Koeman pak ditë më parë dhe skuadra drejtohej përkohësisht nga Sergi Barjuan për herë të parë.

Barcelona e kaloi Valencia-n me këtë barazim dhe tani është në vendin e nëntë në La Liga, ndërsa Alaves në vendin e 16-të. Katalanasit luajnë ndaj Celtës ndeshjen e ardhshëm, ndërsa Alaves përplaset me Levanten.

Rezultati dhe golashënuesit:

Barcelona - Alaves 1: 1 (Depay 49 '- Rioja 52')

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/31/auto_2110301101635666677.webp", "width": 938, "height": 625 } }

Barcelona vazhdon si më parë dhe pa Koeman, Aguero shkakton panik, argjentinasi përfundon në spital

Barcelonës dhe Alaves ndanë nga një pikë, pas barazimit 1-1 në Camp Nou, në ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Një sfidë që u karakterizua nga paniku i shkaktuar nga sulmuesi i vendasve Sergio Aguero.

Kështu, pesë minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Aguero kapi gjoksin dhe tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen dhe u shtri në fushë. Mjekët e ndihmuan dhe më pas kërkuan që Aguero të largohej nga fusha. Më pas argjentinasi u ngrit, por nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Tifozët e futbollit janë të shqetësuar me të drejtë sidomos pasi Aguero pati një problem që na kujtoi ngjarjen me Eriksen. Sumuesi argjentinas është shtruar në spital për ekzaminime të mëtejshme.