EMRAT/ Bie nga pallati ku punonte, humb jetën 63 vjeçari/ Arrestohet administratori dhe pronari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 30 tetor në qytetin e Sarandës.

Një 63-vjeçar ka rënë nga kati i 12-të ku punonte si rojë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e administratorit dhe pronarit të pallatit nga i cili u rrëzua 63-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Mondi Reci 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe Aleksander Reci 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi Hasan Imeri  63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:45 në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh.