Digjet makina para oborrit të shtëpisë në Elbasan/ Zbardhet EMRI i pronarit

Mbrëmjen e sotme, një makinë është djegur në qytetin e Elbasanit.

Nga burimet për mediat mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Shaban Doku dhe ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen “Skënderbej”.

Nuk dihet ende shkaku i flakëve nëse ka qenë i qëllimshëm. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të këtij incidenti.