VIDEO/ Talenti shqiptar shënon këtë supergol në Angli

Ylli i ri i Shpresave, Armando Dobra, po shkëlqen me skuadrën e Cholcesterit në Angli.

20-vjeçari u bë protagonist ditën e sotme duke shënuar një supergol në fitoren 2-1 ndaj rivalëve të Scunthorpe.

Dobra mori një top nga fundorja duke dribluar kundërshtarin, për të lëshuar më pas një diagonale të fortë që për portierin nuk kishte asnjë shpresë.

Ky gol ishte mjaft i rëndësishëm për Cholcesterin pasi i dha 3 pikët.

Futbollisti i Shpresave u transferua këtë verë tek skuadra e Cholceserit nga Ipswich, duke nisur një aventurë të re në Angli.

Dobra është një yll në rritje te Shpresat dhe një vlerë e shtuar për teknikun Alban Bushi.

20-vjeçari shënoi në fitoren 2-0 të kuqezinjve ndaj Sllovenisë vetëm tre javë më parë në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit të 21-vjeçarëve.