Përkeqësohet gjendja e një VIP-i në ‘Big Brother’, banorët në panik

Momente paniku janë regjistruar sërish brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku aktorja Arjola Demiri filloi të mos ndihej mirë dhe të kërkonte asistencë mjekësore.

Nga informacionet e siguruara për mediat, shkak i kësaj gjendje shëndetësore ishte një debat mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt.

Ajo ka kërkuar disa herë që dy konkurrentët të qetësonin tonet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në këtë moment, aktorja nga Tropoja është distancuar nga pjesa tjetër e banorëve dhe ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Kujtojmë se edhe javën e shkuar pas natës së spektaklit gjendja shëndetësore e këngëtares Fifi u përkeqësua dhe intervenuan mjekët.