VIDEO/ Josa debuton me fitore në stolin e Laçit, Skënderbeu mbetet në fund

Mirel Josa ka debutuar me fitores në stolin e Laçit dhe këtë e bën pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Skënderbeut. Kurbinasit mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 ndaj korçareve, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Kategorinë Superiore.

Heroi i takimit ishte Guindo, i cili realizoi dopietë ndaj ish-skuadrës së tij. Goli i parë u realizua në minutën e 40′ falë një penalltie të fituar nga Regi Lushkja. Më pas goli i dytë u shënua në minutën e 65′ falë një pasi perfekt nga Ardit Deliu dhe Guindo u tregua i saktë përpara porte teksa dribloi dy kundërshtarët dhe tund rrjetën mjeshtërisht.

Me këtë fitore skuadra e Mirel Josës renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu “noton në ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.