Genoa mendon për Andrea Pirlon dhe Gennaro Gattuson

E 18-ta në Serie A me vetëm një fitore që nga fillimi i sezonit, Genoa është më shumë se kurrë në telashe.

Në pronësin e investitorëve amerikan që prej shtatorit të kaluar, klubi i themeluar në 1893 po shqyrton ndryshimet që mund të bëjë. Sipas La Gazzetta dello Sport , kuqeblutë po mendojnë për zëvendësuesin e ardhshëm të Davide Ballardinit.

Trajneri italian ka mundësi edhe dy ndeshje për të shpëtuar vendin e tij, kundër Venecias këtë të dielë dhe kundër Empolit më 5 nëntor.

Nëse asnjë nga këto dy takime nuk fitohet, në pankinën e Genoas mund të ndodhin ndryshime. Emri i Andrea Pirlos thuhet se është në listën e pasardhësve të mundshëm, së bashku me Gennaro Gattuso dhe Roberto Donadoni.