Bie sërish tërmet në Dibër, ja sa ishte magnituda

Dibra është tronditur sërish nga një tjetër tërmet.

Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter dhe thellësia 2 kilometra.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Dibër u regjistruan disa lëkundje, ku më e forta ishte 4.5 ballë.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët në këtë qark, ndërkohë që nga lëkundjet u dëmtuan 14 banesa si dhe njësia administrative Orosh.