Superiore/ Laçi - Skënderbeu, formacionet zyrtare

Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Laçit,  do të luhet sfida Laçi-Skënderbeu, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat kanë të njëjtin objektiv fitoren dhe ringritjen si në rezultate, por edhe në tabelën e renditjes.

Mirel Josa sot do të debutojë në pankinën e skuadrës kurbinase kundër ish-skuadrës së tij Skënderbeut që pati dhe një histori suksesi me ekipin korçar.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Malota, Ignjatoviç; Shehu, Lushkja, Deliu, Ziko, Zulfiji, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.

SKËNDERBEU – Rexhepi; Vitija, Zhan Viktor, Sadriu, Meksi, Mara, Moraes, Dumfur, Vrapi, Mensah, Bismark. Trajner: Migen Memelli.