Leonardo sulmon shtypin spanjoll dhe mbron futbollistët e tij

“Shpërthen” sërish Leonardo . Drejtori sportiv i PSG-së foli në fund të ndeshjes kundër Lille-s, të cilën skuadra e tij e fitoi me përmbysje 2-1.

Braziliani ka sulmuar shtypin (veçanërisht atë spanjoll) dhe mbrojti me shpatë anëtarët e klubit parizian: “Mund të thoni se nuk jemi mirë, por po filloni ta kapërceni kufirin. Të them se trajneri nuk kupton asgjë nga futbolli, se ka lindur dje...Se lojtarët e mëdhenj që kemi nënshkruar janë zero. Ka njerëz që duan të bëjnë përshtypje duke folur për PSG-në, për të marrë vëmendje. Duhet pak kohë, tregoni  respekt. Mund të kritikosh por nuk është mirë të veprosh në këtë mënyrë. Prandaj kërkojmë që të gjithë të qetësohen pak".

Bilanci me Pochettino : "Edhe sikur të mos luanim ashtu siç do të donim, kemi arritur dhjetë fitore, një barazim, një humbje. Jmei dhjetë pikë përpara vendit të dytit. Në Champions League kemi shtatë pikë, dy fitore dhe një barazim. Janë faktike. Nuk luajmë si do të donim?Po mirë. Kemi nisur një rrugë, po menaxhojmë gjithçka. Përpjekjet nuk kanë munguar kurrë: a është hera e katërt që fitojmë kështu? Okm ishim në disavantazh por përfundoi 2-1. Kjo do të thotë se skuadra dëshiron të fitojë".

Rasti Ramos:  Nuk mund të flasim kështu për Messin, Mbappe, Neymar, Verrattin, trajnerin, Marquinhos. Edhe Ramos? E dinim që Ramos kishte një problem, dinim gjithçka. Ne e dimë se çfarë po ndodh. Por shtypi spanjoll po luan dhe ju po luani lojën e tyre."

Messi dhe Neymar : "Messi kaloi më shumë kohë në kombëtare sesa këtu. Për Neymar është e njëjta gjë, por sonte  luajti një ndeshje të madhe, ishte vendimtar me Di Marian. Nuk jam aspak i shqetësuar. Kur gjërat shkojnë keq, ne flasim me lojtarët. Neymar, megjithatë, është kritikuar padrejtësisht. Ai bëri një ndeshje të mrekullueshme. Nëse do të ishte një lojtar që merr pjesë çdo ditë nëpër festa, nuk do të luante kështu, është e pamundur. Do të bëjmë llogaritë në fund. Nxitojmë dhe është normale. Këtë vit duam të fitojmë, kjo është e sigurt. Nëse kemi sukses, nuk e di. Se i kemi të gjitha mjetet, jam i bindur".