", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/30/auto_download-16-1-600x3201635587232.png", "width": 900, "height": 480 } }

Çfarë nuk u pa në ekran? Sheila dhe Paloma debatojnë ashpër

Para disa ditësh një debat i fortë ndodhi mes Palomës dhe Sheilës.

E gjitha nisi kur këngëtarja aludoi se Paloma kishte shkuar që ta përgjonte teksa po fliste me Beniadën dhe Semin në dhomë.

Më tej, gazetarja i ka drejtuar Sheilës disa pyetje, por pa e ditur se çfarë ishte thënë mes vajzave.

Ky debat mori përmasa të tjera, në momentin kur këngëtarja i tha Palomës se e vetmja gjë që di të bëjë pas grindjeve është të bëjë be, sidomos vajzën e saj. Kjo deklaratë solli revoltimin e Palomës , e cila i tha Sheilës se as ajo dhe askush tjetër nuk mund të flasë për të voglën e saj.

Pjesë nga biseda:

Sheila Haxhiraj: S’ke punë të më bësh pyetje mua në një muhabet që nuk je e përfshirë mi goc dhe rri dëgjon prapa derës, s’ishe fare prezente. Unë po flisja me të tjerë.

Paloma: Dua të dëgjoj.

Sheila Haxhiraj: Ti shiko çfarë bën ti, se unë isha prezente aty.

Paloma: Pse e përfshive Semin dhe jo Beniadën.

Sheila Haxhiraj: Sepse ishte situatë mes meje dhe asaj. Normal që dëgjove se ishe pas derës.

Paloma: Aty mrapa derës do rri.

Sheila Haxhiraj: Ze içik be tashi se e ke zakon, thuaj për kokën e njërit e tjetrit.

Paloma: Ti shif skuthlliqet e tua.

Sheila Haxhiraj: Unë ça kam t’i them në sy zemra.

Paloma: Vazhdo kontraktohu, merr dhe pozicion.

Sheila Haxhiraj: Të paktën skemaxhie, filmaxhie si puna jote s’jam. Që e shet veten për pesë folloë aty.

Paloma: E shet ti mi shpirt se ti je e dëshpëruar për atë punë. Më lumtë, të gjitha i kam.

Sheila Haxhiraj: Kujto se janë njerëzit idiotë të të kuptojnë ty.

Paloma: Po ti kush je?

Sheila Haxhiraj: Kjo që jam këtu, ta kthej përgjigjen në sy.

Paloma: Zysh Sheila!

Sheila Haxhiraj: Zysh jam, po skuthe s’jam!

Paloma: Kujdes me ofendime, se s’po të ofendoj.

Sheila Haxhiraj: Dhe mua mos m’i thuaj këto kështu.

Paloma: Të të vijë zor për betë!

Sheila Haxhiraj: Turp të të vijë ty që zë vajzën tënde be për budalliqe dhe çikërrima.

Paloma: Është pjella ime në fund të ditës.

Sheila Haxhiraj: E ke gjënë më të shenjtë!

Paloma: Ik tregoji fytyrën tate publikut se kush je në të vërtet. Skenariste e frikshme je!

Sheila Haxhiraj: Mos më çaj kokën!

Paloma: Turp të të vijë! E para dhe e fundit herë që të dëgjoj të flasësh për fëmijën tim!

Sheila Haxhiraj: E ke përmendur vetë!

Paloma: Se ça nxjerr unë nga goja është e drejta ime. Ti mbylle gojën! Është territori im, jo i yti. Se çfarë përmend e zë be është e drejta ime. Ti qepe gojën! Mbylle gojën! Për fëmijën time s’të lejoj ty e askënd tjetër.

Sheila Haxhiraj: Për fëmijën dhe familjen tënde kam respekt!

S’kam nevojë të ngelet respekti te ty. Për fëmijën tim mbyll gojën. E kam zënë unë, jam unë e përgjegjshme. Ça ke, e ke ballë për ballë me mua. Kur s’të pëlqen pyetja ime, thuaj s’dua të ma bësh ti.

Sheila Haxhiraj: Po flas për gjërat që ti thua. Fëmija yt ta ka fal Zoti dhe nuk të kam përmendur kurrë ty dhe askënd. Ti e ke përmendur vetë. Në këtë shtëpi unë përmend fjalët që ke thënë ti dhe çdo njeri.

Paloma: Me fëmijën tim s’të lejoj në mënyrë kategorike. E përfaqësoj unë vetë karakterin tim. S’ke ardhur ti të përcaktosh karakterin tim.

Sheila Haxhiraj: As ti s’ke ardhur të përcaktosh karakterin tim. Ti ofendon veten me sjelljet që bën, s’më ofendon mua, je larg shumë, s’kam ngel të më ofendosh ti.

Pas këtij konflikti, Paloma shkoi të qëndrojë vetëm në dhomën e gjumit, ku edhe shpërtheu në lot.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)