Sarandë, roja bie nga pallati ku punonte dhe humb jetën

Paraditen e sotme në Sarandë ka humbur jetën 63-vjeçari Hasan Imeri, i cili ra nga pallati ku punonte si roje.

Policia tha se  ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë. Dyshohet se H.I është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati ku punonte si roje dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima Hasan Imeri ra nga kati i 15 në atë të 14 dhe dyshohet të ketë humbur ekuilibrin. Ai është gjetur pa shenja jete nga banorët. Ambulanca e ka transportuar në spital ku ka mbërritur pa jetë.

Administratori i pallatit u shoqëruar nga policia, megjithatë mësohet se në pallat nuk po kryheshin ndërtime.