'Ka kërcënuar edhe tjerët në studio', producenti rrëfen për herë të parë zënkën me Feron

Në studion muzikore të producentit të njohur, Jetmir Agaj ka ndodhur një debat mes tij dhe reperit Fero.

E gjitha ka nisur pasi Fero ka kërkuar që ai të punojë për një projekt të ri muzikor, ndërsa Agaj e ka refuzuar duke i thënë se për momentin ka punë të tjera.

Kjo gjë mesa duket e ka acaruar reperin, i cili më pas ka shkuar në studio së bashku me truprojën e tij dhe ka nisur që ta kërcënojë me armë duke e drejtuar fillimisht drejt Jetmirit dhe më pas edhe ndaj menaxherit të reperit Bardhi, Emeriton Mataj.

Këtë situatë të agravuar mes tyre, e ka konfirmuar dhe vetë Jetmir Agaj në një pronconim për “Telegrafi”, ku ka thënë se edhe ndodhet në emergjencë duke bërë kontrolle për lëndimet e marra.

Ka ardh në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, ka thënë për Jetmir Agaj.

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar për “Telegrafi” edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare ëshëtëngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Së këndejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, ka thënë Borovci.