‘Jam non grata’/ Artan Hoxha: Greqia më ofroi pasaportën në këmbim të heshtjes

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Greqia e ka shpallur atë non-grata dhe se rreth një vit më parë, autoritetet greke i kishin ofruar një pasaportë dhe heqjen e të gjitha penalizimeve, por nuk kishte pranuar.

Sipas gazetarit, e gjitha kjo ishte kusht për heshtjen e tij.

Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke. I respektoj se kam shumë miq, se kam punuar atje, por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time. Sot nuk mund t’i tolerojmë. 

Incidentet janë të pashmangshme. Vijnë autobusë me nxënës grekë. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet, më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata?! Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë. Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit, ku ka pretendime territoriale", theksoi Artan Hoxha në emisionin “Log” me Endri Xhafën në ABC News.