PSG përmbys Lilen, vazhdon shkëputjen i vetëm në krye

PSG ka arritur që të fitojë 2:1 ndaj Liles, duke arritur që të përmbysë disavantazhin fillestar që kishte.

Lile shënoi gol së pari në minutën e 31-t me anë të David. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0:1 për Lilën.

Ndërsa, PSG arriti që ta kthejë rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes.

Marquinhos në minutën e 73 çoi shifrat në 1:1, ndërsa për 2:1 mendoi Di Maria. Ishte Di Maria që ka shënuar gol në minutën e 88 të takimit.

Me këtë fitore, PSG vazhdon të kryesojë bindshëm kampionatin francez me 31 pikë, 10 më shumë se Lens që është në vend të dytë.

Mirëpo, PSG ka një ndeshje më shumë të luajtur.