Trajneri Longo krahason Kukësin me Ksanthin

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, komentoi fitoren me Dinamon si dhe krahasoi verilindorët me skuadrën greke të Ksanthit të cilën e ka drejtuar për 3 vite.

Dashuri për Kukësin: ”Nuk e di nëse mund ta quaj dashuri, por është ndjenjë që jam afër me lojtarët, por po bëjmë mirë dhe jam shumë i lumtur”.

Kukësi me dy fytyra: ”Normalisht nuk luajtëm vetëm, kishim një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë. Ndonjëherë gjatë sezonit duhet të mbrohesh për të qenë i sigurte ne nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë”.

De Lukas: ”Normalisht ndonjëherë gjatë sezonit ka momente kur duhet të shënon dhe sot ishte momenti, prandaj ishte zëvendësimi që të mbanim më shumë topin, por nuk mendoj se vuajtëm shumë në pjesën e parë”.

Kukësi si Ksanthi: “Sa i përket mentalitetit mund të them se jemi të njëjtë, por sa i përket stilit të lojës jo. Te Ksanthi kishim synim të mbanim topin, por këtu duam të luajmë me vertikalizime. Këtu ndodh se janë dy kampionat te ndryshme. Sa i përket krahasimit të presidentëve e doja presidentin e Ksanthit si atë të Kukësit tani dhe i respektoj shumë”.

Formacioni bazë i pandryshuar: ”Është gjithçka rreth balancave të skuadrës, ndaj Teutës dhe Laçit e humbëm disi balancën, ndërsa ndeshjet e fundit kemi filluar ta ruajmë balancën. Nuk dua ta ndryshoj shumë formacionin që mos të krijoj disbalanca”, u shpreh Longo.