Superliga/ Kukësi mposht Dinamon dhe kap Tiranën në krye të renditjes

Kukësi ia ka dalë të mposhtë Dinamon në “Air Albania” për t’u konfirmuar një ndër pretendentët kryesorë për titull këtë sezon.

Ndeshja nisi mirë për Dinamon, e cila humbi disa raste të pastra duke izoluar tërësisht Kukësin në gjysmëfushën e vet.

Por për golin e avantazhi mendoi Edi Basha, që në minutën e 28-të i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes për të shënuar një supergol me të majtën.

Në pjesën e dytë blutë tentuan disa herë portën, por Harizaj ishte në superformë duke ndalur disa herë Agim Ibraimin që e kërkoi golin në këtë takim.

Kukësi vazhdon me ecurinë e fitoreve në këtë kampionat, ku pas Vllaznisë, Dinamo është viktima e radhës për blutë.