La Liga/ Real Madridi humbet Benzema

Carlo Ancelotti ka zbuluar listën me 23 futbollistë që do të ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Elches. Mungesa më e rëndësishme është ajo e Karim Benzema.

Grupi përbëhet nga Courtois, Lunin, Fuidias, Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, F. Mendy, Kroos, Modric, Casemiro, Lucas, Isco, Camavinga, Blanco, Hazard, Asensio, Jovic, Vinicius Jr., Rodrygo dhe Mariano.

Sulmuesi francez pati shqetësime në ndeshjet e fundit, pas goditjes që mori në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtarit.

32-vjeçari ka dhënë kontribut i dëmtuar në sfidat me Barcelonën dhe Osasunën.

Benzema është lojtari i tretë në skuadër me më shumë minuta, vetëm pas Courtois dhe Militaos. 

Në çdo rast, ndeshja me Elchen është një test i mirë për të vlerësuar aftësinë e Realit të Madridit pa golashënuesin dhe asistuesin më të mirë.

Deri tani Benzema ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje.

Nga ana tjetër, Ancelotti rikuperon kroatin Luka Modric, i cili kishte mbetur jashtë listës në ndeshjen e fundit për shkak të mbingarkesës fizike.