'Di një histori të tmerrshme, e nxjerr zhveshur si njeri’, Arjola ‘plas’ deklaratën për banorin e ‘BBV’

Aktorja Arjola Demiri bëri një deklaratë të papritur për Granitin teksa po bisedonte me Sheilën dhe Arditin. Madje edhe Arditi tha se Graniti nuk i flet më as atij.

“Nuk e di nëse me ty e ka bërë, por mua më ka bërë bllok”, tha Arjola.

 

Ata po bisedonin për Granit Canën në lidhje me një histori të tij dashurie që Arjola dhe Arditi e dinin.

Më pas aktorja e njohur shton se ai e ka evituar komplet.

 

Ajo shprehet se di një histori tjetër “shumë më të tmerrshme që këtë e nxjerr zhveshur si njeri”.

Biseda:

 

Arjola: Një nga shoqet më të mira të miat në Kosovë, e ka lënduar shumë, shumë.

 

Arditi: Është lojtar domethënë

 

Sheila: Normal