Dinamo-Kukësi, publikohen formacionet zyrtare
Dinamo do të presë Kukësin mbrëmjen e sotme në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.
Blutë vijnë pas një fitore të vuajtur në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërsa ndaj Kukësit do të kërkohet vazhdimësia.
Verilindorët kanë treguar se këtë sezon duhet marrë seriozisht.
Skuadra e drejtuar nga Longo mposhti Vllazninë javën e kaluar dhe ndeshja me Dinamon pritet të dhurojë spektakël.
Sa i përket formacioneve, Shkëmbi do të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1, duke hedhur përpara Mihanën, Ibraimin, Haxhiun dhe Çinedun ndërsa Bardhi e Gavazaj do ta nisin nga stoli.
Longo nuk heq dorë nga formacioni bazë, duke i besuar sulmin Bashës, Milunoviçit dhe Feizhaos ndërsa De Lukas do ta nisë nga stoli takimin.
Formacionet zyrtare
Dinamo: Harizaj, Sofranac, Imami, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu
Trajner: B. Shkëmbi
Kukësi: Tafas, Lulaj, Ndreca, Peposhi, Bytyçi, Hila, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha, Feizhao
Trajner: D. Longo