Guardiola justifikon eliminimin: Nuk mund të fitosh gjithmonë, është e pazakontë të...

Ëndrra që Manchester City të fitonte Kupën Carabao për të pestën herë radhazi, mori fund të mërkurën mbrëma, me humbjen e penalltive ndaj West Hamit në raundin e katërt.

Në 90 minutat e mërzitshme, Manchester City nuk arriti të krijonte ndonjë hapje të qartë dhe ndeshja shkoi në penallti.

Kjo doli të ishte fatale për “Qytetarët” pasi ata u eliminuan pas penalltive, për herë të parë pas pesë vitesh.

Duke folur për shtypin përpara një përballjeje në Premier Ligë me Crystal Palace të shtunën pasdite, Pep Guardiola ka pranuar se është e pazakontë të mos jesh në garë pas pesë vitesh dominim.

“Është e pazakontë sepse ne katër herë radhazi, duke luajtur deri në fund kemi luajtur shumë herë, nuk ishte keq në garat e tjera. Ne duhet të përmirësohemi", u shpreh Guardiola.

"Ne e urojmë West Hamin, është ashtu siç është, skuadrat e tjera, ne e përgatisim javën për ndeshjet e ardhshme. Përvoja jonë nuk është e keqe, ne mund të përballojmë të luajmë shumë ndeshje në shumë gara, ju mundeni. Nuk fitoni gjatë gjithë kohës. Në futboll, fitimi është përjashtim”, përfundoi trajneri