Lajthi mbledhësit akuzojnë kompaninë e famshme të çokollatave

Prodhuesit turq të lajthive po denoncojnë kushtet e këqija të punës të kompanisë italiane Ferrero Rocher.

Turqia përbën 70% të prodhimit botëror të lajthive. Fermerët që mbledhin shumicën e lajthive që shkojnë për prodhimin e Nutella-s ankohen për shfrytëzim dhe paga të ulëta.

Ata paguhen 12 euro në ditë për 12 orë punë, që është më pak se paga minimale që kërkon Turqia.

Lajthitë përbëjnë 82% të eksporteve globale dhe janë produkt i dashur në Turqi, por të njëjtën ndjesi nuk mund ta ketë Bahri Koyu, një punëtor sezonal 48-vjeçar.

“Pronarët dhe prodhuesit na paguajnë paga të pamjaftueshme sepse çmimi që marrim për një kilogram lajthi është i ulët. Nga ky çmim nuk përfitojmë as ne dhe as prodhuesit. Të vetmit që përfitojnë janë kompanitë e mëdha” – tha Koyu.

Ferrero në Itali është blerësi kryesor i lajthive të Turqisë për 35 vitet e fundit. Kompania ka gjashtë objekte dhe punëson më shumë se 1.000 turq.

“I shihni kushtet tona, sa shumë punojmë” – tha një punëtor ndërsa theksoi se për një kilogramë lajthi merr 2 euro.

“Këtë vit nuk do t’i shes lajthitë e mia Ferreros” – shtoi ai.

Një zëdhënës i Ferrero tha se grupi nuk “zotëron apo menaxhon drejtpërdrejt fermat në Turqi” dhe se ble lajthitë që i nevojiten sipas rregullave të tregut të lirë.

Omer Demir, President i Dhomave të Bujqësisë së Stambollit i ka bërë thirrje autoritetit të konkurrencës së Turqisë që të ndërhyjë.

“Përndryshe, ata do të kontrollojnë gjithçka kudo dhe ne do të arrijmë në një pikë ku nuk mund t’ia shesim produktin tonë askujt tjetër përveç tyre”, – u shpreh Demir.