Tiranë/ Merr flakë automjeti në lëvizje në Unazën e Madhe

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në  Unazën e Madhe në Tiranë.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një defekt teknik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Sakaq shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.