Chelsea me mungesa të shumta të futbollistëve për sfidën ndaj Newcastle

Gjiganti anglez po përballet me probleme të shumta për shkak të dëmtimeve.

Chelsea e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin në Premier Ligë, pasi momentalisht kryeson me 22 pikë pas nëntë ndeshjeve të para.

Blutë synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive edhe më tej, por nuk do ta kenë të lehtë pasi kanë probleme të shumta për shkak të futbollistëve të dëmtuar.

Thomas Tuchel ka bërë të ditur se Timo Werner, Romelu Lukaku, Christian Pulisic dhe Mateo Kovacic nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës,

Chelsea nesër përballet me Newcastlen nga ora 16:00, dhe do të duhet të luajë pa katër futbollistë shumë të rëndësishëm.