Bota po flet sërish për Korenë e Veriut, shihni çfarë do të hanë në mungesë të ushqimit

Udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, së fundmi u deklaroi qytetarëve të tij se kriza ushqimore do të përjetohej në vend dhe paralajmëroi se të gjithë duhet të ushqehen më pak deri në vitin 2025 kur vendi të hap kufijtë me Kinën.

Qytetarët të cilët tashmë po luftojnë me varfërinë për shkak të ekonomisë së tyre të dobët, ranë në dëshpërim të plotë pas kësaj deklarate.

Por vendi i cili ka arritur të befasojë botën herë pas herë me vendimet e tij dhe këtë radhë ka arritur të marrë vëmëndje.

Siaps mediave shtetërore në vend të pulave do të rriten mjellma të zeza të cilët më pas do të konsumohen nga njerëzit.

Të famshëm për hirin e tyre, mjellmat konsiderohen krijesa misterioze dhe të bukura në mbarë botën. 

Këto kafshë, të cilat janë objekt i filmave dhe librave për madhështinë e tyre, mbrohen veçanërisht nga gjuetarët. 

Megjithatë,  Koreja e Veriut  i ka futur këto kafshë në menunë e saj për të kapërcyer mungesat kronike të ushqimit.

Hulumtimi për konsumimin e mjellmave të zeza filloi në pranverën e vitit 2019 dhe imazhet satelitore të asaj kohe treguan se një projekt ndërtimi ishte duke u zhvilluar në fermën Kwangpho Duck.

Nuk dihet ende nëse ferma të tjera me Mjellmave Të Zeza po ndërtohen diku tjetër në vend apo si do të shpërndahet mishi.