Një derë mbyllet një tjetër hapet/ Sportisti humb jetën, gruaja e tij ngel shtatzënë duke i marrë spermën nga trupi pas vdekjes

Ellidy Pullin, e veja e Alex 'Chumpy' Pullin, ka sjellë në jetë vajzën e tyre 15 muaj pasi snowboardisti olimpik vdiq në një aksident peshkimi me shtizë.

Alex Pullin, dy herë kampion bote, ishte 32 vjeç kur vdiq në aksidentin e peshkimit në brigjet e Artë të Australisë në korrik 2020.

Ellidy njoftoi shtatzëninë e saj në Qershor të këtij viti, duke postuar në Instagram se ajo dhe snowboardisti kishin “ëndërruar prej vitesh” për të pasur një fëmijë.

“Babai yt dhe unë kemi ëndërruar për ty prej vitesh vogëlushe. Jam e lumtur që po të mirëpres në këtë botë”, shkruajti ajo.

Fëmija i çiftit u ngjiz me IVF ose fekondim in vitro. "Ne e bëmë procesin të marrjes së spermës, sigurisht, pasi Chump vdiq. Mjeku zgjodhi me dorë spermën më të mirë të mundshme nga miliona dhe e hodhi atë direkt në vezë," citohet të ketë thënë Ellidy Pullin nga CNN.

Vogëlushja lindi më 25 tetor dhe është quajtur Minnie Alex Pullin.