EMRI/ Dhunoi mjeken dhe infermieren gjatë detyrës, shpallet në kërkim infermierja në Fier

28 vjeçarja Vjola Selimaj dhunoi mjeken dhe infermieren gjatë detyrës në poliklinikë. Shpallet në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases V. S., 28 vjeçe, banuese në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetaset E. M dhe E. Sh (me detyrë mjeke dhe infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit)”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.