VIDEO/ Presidenca vlerëson babanë e Toros pas vdekjes, ish-banori i Big Brother flet i emocionuar

Presidenca e Republikës ka vlerësuar me titullin ‘ Martiri i demokracisë ‘ babain e Toros Shahnaian, ish-konkurent i Big Brother Albania.

Për të folur për këtë nderim që i është bërë babait të tij nga ana e Presidencës Shahnaian ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe Shqeto’.

Flavio Qarri: Të kemi parë në Presidencë të shoqëruar nga nëna juaj sepse në emër të babait tuaj keni tërhequr titullin ‘Martiri i demokracisë’ apo jo?

Shahnaian: Po. E kush më shumë se mamaja ime mund ta meritonte, Flavio.

Flavio Qarri: Na e sqaro pak ka qënë për nënën apo për babain tuaj?

Shahnaian: Ka qënë për babain tim si i përndjekur politik që ka bërë 20 vite burg në Shqipëri.

Flavio Qarri: E kishte etiketuar Presidenca si një simbol të qëndresës ndaj dikaturës, apo jo?

Shahnaian: Babai dhe pse i përkiste një kombi të huaj, ai gjithmonë kishte një dashuri të paparë për Shqipërinë dhe e mendonte gjithmonë ndryshe. Dikush duhej t’i tregonte Europës që nuk e mendonin të gjithë si ai që e drejtoi për 45 vjet dhe një nga ata ishte dhe babai im. Duke falenderuar gjithmonë Presidencën dhe Presidentin e Republikës, Shkelqësinë Ilir Meta, nuk kam fjalë për të përshkruar këto emocione që kam ndarë këto ditë në Tiranë me mamanë timë përsa i përket kësaj medalje modeste që kemi bërë dhe ne atë kontributin tonë për ta parë Shqipërinë afër familjes evropiane dhe afër familjes së NATO-s.

Flavio: Po aq e emocionuar dhe po aq sakfrica ka bërë edhe mamaja jote Toros, sepse të kesh një bashkëshort të përndjekur politikisht, të burgosur padrejtësisht e dimë shumë mirë dhe besoj se e kanë më të qartë ato që e kanë vuajtur ferrin e diktaturës në kurriz se çfarë sakfrice monumentale është. Dua të më thuash se çfarë tha mamaja pas daljes nga Presidenca. A ndjehej e shpaguar disi le të themi?

Shahnaian: Çdo njeri mund të flasi për mamatë e tyre në këtë botë. Çdo njeri mund të thotë mamaja ime është e shenjtë. Por unë duhet ta pranoj që mamaja ime është e shenjtë me të vërtetë për asrye se ka vuajtur shumë. Po çdo nënë shqiptare ka vuajtur në Shqipëri në kohën e diktaturës. Por mamaja ime nuk la kampe, burgje e shumë e shumë të tjera duke e ndjekur babanë me ato trastat me ato çanta me ushqimesh. Ose kur kujtoj ato rrugët e ngushta të  Qafës së Barit ku makinat nuk ndërroheshin dot, kujtojë presionin e nënës time, ku në duart e saj lindi treçerku i Durrësit dhe gjithmonë ato e kanë bombarduar e kanë goditur me fjalët: e ke burrin në burg. Nuk i ngrinin rrogën e sulmonin në çdo gjë. Ishte në vijën e parë në atë kohë. Mamaja ime nuk ka emocion dhe nuk di si ta falenderoj Shqipërinë dhe Shkelqësinë e tij Presidentin për këtë medalje modeste por një medalje që i takonte babait tim. Nuk di fjala FALEMINDERIT është shumë pak.

Flavio: Megjithatë kalojmë pak në nota më të lehta se sigurisht tmerri dhe sakrificat e familjes tëndë kanë qënë të jashtëzakonshme po mamamja midis Brad Pitt, Tom Cruise dhe Nicolas Sarkozy kë preferon nga këta në krahasim me Presidentin Meta.

Shahnaian: Preferon z. Ilir meta

Flavio: Më mirë Meta se Sarkozy?

Shahnaian: Disa persona mund të preferojnë Brad Pitt ose nuk arrijnë dot të pijnë një kafe me Sarkozyn, por më popullore dhe familjare ishte me z.Ilir Meta, Presidentin e Republikës. Më beso Presidenti është i vetmi person në këto momente që po merret me ish të përndjekurit dhe po e bën drejtësinë në vend  me ato medalje modeste. Ne e dimë shumë mirë që medaljen e merr dhe pas vdekjes, medaljen e merr dhe një ushtar që niset në luftë por si ushtar i Republikës së Shqipërisë ne e morëm pas vdekjes dhe e falenderojmë gjithmonë.

Flavio: Nuk mund të lesh të ikësh dhe pa një koment për Big Brother Vip që po ndodh në këto momente. Do të kishe dashur të ishe tek ky sezon, të pret një ftesë për një edicion tjetër?

Shahnaian: Shpresojmë për një edicion tjetër apo për një gjë tjetër. Po ama tek ky edicion nuk po i shoh VIP-at . VIP-at nuk janë përveç se një Iliri-Donaldi dhe Benajda, që është durrsakja ime që mund ta cilësoj si Merlin Monroe e Durrësit.